Milan mendon për “pastrime” të reja

Sporti

Milan mendon për “pastrime” të reja

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 12:57

Sezon i ri dhe nje Milan i ri. Në merkaton e Janarit revolucioni i filluar që në verë me ikjen e disa prej senatorevë të klubit kuqezi si dhe me trasferimin e Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva në Paris, mund të vazhdojë, pasi shoqëria italine është duke menduar për të lënë të lirë të tjerë lojtarë.

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”, zbulon se kësaj herë të sakrifikuarit e “Djajve”, që do të sigurojnë financat e duhura për fushatën e re të blerjeve, do të jenë Kevin Prince Boateng, i cili është vendosur nën shënjestër të Bayern Mynih, Pato që ka rizgjuar interesin e pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, si dhe Robinho, i cili është ëndrra e klubit brazilian të Santonsit që në merkaton e verës.

Nëse do të shiteshin, të tre lojtarët do të mbushin arkat e Milanit me 50 milionë euro si dhe do t’i kursenin dhe 30 milionë të tjera ekipit të Berlusconit, që duke parë situatën aktuale të tre futbollistëve gjithçka duket e mundur.

Boateng është kthyer në një cështje të vërtetë në shtëpinë e Milanit dhe mosaktivizimit i ganezit në ndeshjen e Champios League kundër Malagas është një shenjë edhe pse Allegri nuk e aktivizoi për çështje disiplinore. Megjithatë mesfushori që në fillim të sezonit është shfaqur shumë i acaruar kjo dhe për arsyen se nuk po gjen ande akord me kuqezinjtë për rinovimin e kontartës, ku 25-vjeçari ka kërkuar dhe një 2-fishim të pagës sezonale nga 2 milionë euro në 4.

Por duke parë gjendjen e Milanit që nuk dëshiron të shpenzojë shumë, pista për një largim të tij është e mundshme. Gjigandët gjermane të Bayern do ta mirprisnin “Princin” në “Allianz Arena”, ku luan dhe vëllai i tij Jerome Boateng, i cili pak ditë më parë pohoi se ka biseduar me Kevin për ekipin gjerman.

Edhe Pato nuk është më i padiskutueshëm tek ish kampionët e Italisë. Braziliani më shumë kohë po kalon në infermierinë e klubit sesa në fushën e lojës për shkak të dëmtimeve të shumta ku dhe në ndeshjen me Malagan u pa pak dhe jo në formë. Mediat angleze shkruajnë se presidenti i Chelseat Abrahamovic, do ishte i gatshëm të paguante 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe Robinho, i cili më 16 tetor është dëmtuar në kofshën e djathtë dhe gjithashtu këtë vit 28-vjeçari nuk është në formën e tij më të mirë. Në Brazil klubi i Santonsit është në pritje për çdo zhvillim të ri që do të ketë në shtëpinë e Milanit, që prej kohësh ëndërron një rikthim të sulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat