“Tour de France” nuk njeh fitues nga 1999-2005 - Bota Sot
“Tour de France” nuk njeh fitues nga 1999-2005

Sporti

E diel, 31 korrik 2016

“Tour de France” nuk njeh fitues nga 1999-2005

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 18:44

Për garat e “Tour de France”, nga viti 1999 e deri në 2005, nuk do të figurojë asnjë emër si fitues, njoftuan sot zyrtarë të Unionit Botëror të Çiklizmit.

Ky mekanizëm, me bazë në Gjenevë, tha se ky vendim është në pajtim me organizatorët e “Tour de France”, të cilët nuk duan që t’i atribuojnë shtatë titujt e fituar Lance Armstrongut.

Atij iu morën këta tituj javën e kaluar, pas skandalit të dopingut.

Unioni i bën thirrje Armstrongut që t’i kthejë të gjitha paratë që i ka marrë pas fitores së titujve.

Më 10 tetor, Agjencia Amerikane kundër-Dopingut publikoi një raport, i cili thoshte se çiklisti tani më i pensionuar, Lance Armstrong, kishte qenë i përfshirë në një program që ishte më i “sofistikuari, më profesionali dhe më i sukseshmi në historinë e sportit”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test