Berisha përgëzon Mesin për titullin mbretëror në futboll

Sporti

Berisha përgëzon Mesin për titullin mbretëror në futboll

Më: 8 janar 2013 Në ora: 00:16

Mesi është si një hy në tokë, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në mesazhin urues për Mesin, në një komunikim që ka zgjedhur së fundi me futbolldashësit. “Të dashur miq sonte ishte nata e yllit të yjeve të futbollit, argjentinasit Leo Messi, që u shpall për të katërtën herë kryefutbollisti i botës "Topi i artë i futbollit botëror". Leo Messi, (apo nuk e ka mbiemrin si shqiptar) herë herë më duket si hyji tokësor i futbollit dhe suksesit të tij, pasi tek ai janë shkrirë mrekullisht njerëzorja, por dhe mbinjerëzorja, talenti i rrallë, performanca fizike dhe psikologjike e përsosur me shpirtin e fitimtarit”, vlerëson Berisha.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se ai sheh tek çdo votues shqiptar, adhurues i tij, një mesi shqiptar, të cilët duhet të veprojnë për ti dhënë atij dhe të djathtës fitoren e re të radhës në zgjedhjet e ardhshme. “Duke uruar së bashku superyllin e futbollit të planetit për rekordin e tij historik më duhet t'ju pohoj miqtë e mi të dashur se unë shoh tek secili prej jush një Leo Messi të vërtetë në fitoren e betejës së ardhme elektorale, e madje, në shembullin e tij, edhe të katërtën, pra tjetrën pas saj. Gëzuar”, thotë Sali Berisha (sb). BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat