Messi: Kujdes nga Reali, nuk dorëzohet

Sporti

Messi: Kujdes nga Reali, nuk dorëzohet

Më: 10 janar 2013 Në ora: 14:28

Topi i artë, i katërti radhazi nuk e ka ndryshuar Lionel Messin. Sulmuesi argjentinas në një intervistë të dhënë për ESPN tregon modesti.

"Më pëlqen të fitoj më shumë tituj sesa vitin e kaluar dhe objektivi im është të rritem dhe të mos qëndroj në të njëjtin nivel. Gjithmonë e them që duhet të përmirësohem në cdo aspekt."

Më pas argjentinasi thekson se cmimi është një vlerësim për gjithë ekipin e Barcelonës.

"Është i vecantë për të gjithë ekipin. Kjo tregon se cfarë skuadre kemi. Këtu jam shumë i lumtur. Mendoj të përmirësohem akoma më shumë dhe të fitoj të tjerë trofe, që në të ardhmen të mbahen mend."

Pavarësisht këtij triumfi, Leo Messi tregon respekt për Realin e Madridit, kundërshtari tyre më i madh.

"Nuk e kemi fituar akoma kampionatin. Reali ka treguar që di të rikuperojë pikët dhe ne nuk e quajmë të mbyllur garën për titull. duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të mos bëjmë gabime."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat