De Boer dyshues nëse Pep do të përsërisë suksesin me Barçën

Sporti

De Boer dyshues nëse Pep do të përsërisë suksesin me Barçën

Më: 17 janar 2013 Në ora: 10:42

Trajneri i Ajax, Frank de Boer foli për nënshkrimin e Pep Guardiolës me Bayern Mynih, duke vendosur në pikëpyetje nëse katalanasi do të ketë të njëjtin sukses me bavarezët ashtu siç pati me Barcelonën.

“Ai pati lojtarë shumë të mirë tek Barcelona, por ai tregoi ne aftësitë e tij. Dhe te Bayern do të bëjë të njëjtën gjë. Nuk mund ta dish nëse do të ketë të njëjtin sukses si me Barcelonën apo nëse do të fitoj aq shumë trofe, por do të shikoni se do te ketë një ekip të Guardiolës vitin tjetër e cila do të luajë për të fituar Champions League” deklaroi tekniku për “BBC Sport”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat