Armstrong: Jam dopuar në të 7 Turet e Francës

Sporti

Armstrong: Jam dopuar në të 7 Turet e Francës

Më: 19 janar 2013 Në ora: 00:20

Oprah: O.k, le të nisim me pyetjen që të gjithë njerëzit po bëjnë këto ditë dhe unë do të mjaftohesha me një po ose jo: Keni përdorur substanca të ndaluara gjatë periudhës kur garonit?

Armstrong: Po

Oprah: Keni kryer transfuzion gjaku për të përmirësuar përformancën tuaj?

Armstrong: Po

Oprah: Keni përdorur substanca të tjera të ndaluara si psh testosteron, kortizon apo hormone?

Armstrong: Po

Oprah: Këto substanca i këni përdorur edhe në 7 Tour de France ku jeni shpallur fitues?

Armstrong: Po

Oprah: Sipas jush, a mundet një njeri i pastër të fitojë 7 Tour de France rresht?

Armstrong: Unë mendoj se kjo nuk është e mundur

Armstrong: E di që nuk kam përgjigjen e duhur për njerëzit dhe e di gjithashtu se është shumë vonë. Kam gabuar duke e kaluar këtë situatë me një gënjeshtër të madhe.

Oprah: Si arritët të përfshiheshit në gjithë këtë rreth, mund të na i zbërtheni?

Armstrong: Është shumë e vështirë të sqarohet por unë nuk dua të akuzoj njeri sepse vendimet i mora vetë. Këtu bëhet fjalë për gabimin tim dhe jam këtu përpara jush për ta pranuar dhe për t’u kërkuar falje të gjithë njerëzve që besonin tek unë. Nuk jam një mbështetës i zjarrtë i Unionit Çiklistik Ndërkombëtar por ai është një institucion që ka pasur nevojë për para dhe pas tërheqjes time më kërkuan nëse mund të bëja donacione për ta. U thashë se një gjë e tillë ishte e mundur.

Sipas çiklistit nga Teksasi, gjithçka nisi me përdorimin e kortizonit në fillim të viteve 90’, ndërsa pranon se kontrollonte gjithçka në lidhje me dopingun, por nuk pranoi akuzat se ka nxitur edhe çiklistë të tjerë të përdornin substanca të ndaluara.

“Kam përdorur doping, por në asnjë mënyrë nuk kam detyruar mbi të gjitha shokët e skuadrës të silleshin si unë”

Edhe pse në këtë situatë Armstrong është kthyer në një njeri pak të besueshëm, ai shtoi tha se përherë është përpjekur për të dhënë një shembull të mirë. Gjithsesi, një pendim nga amerikani nuk ka, sepse për të, të dopohej ishte si të mbushte mushkëritë më oksigjen të pastër, me pak fjalë, një veprim normal.

Në vijim të intervistës, Armstrong zbulon një tjetër detaj interesant që lidhet me përhajen e këtij fenomeni në çiklizëm.

“Në garë merrnin pjesë rreth 200 çiklistë por 5 ose 6 prej tyre nuk dopoheshin. Në kohët e sotme me testet e vazhdueshme dhe me aplikimin e pasaportës biologjike është më e vështirë të kalosh pa u vënë re”.

Intervista pati vend edhe për një ndjesë të veçantë, atë ndaj ish masazhatores së tij, Emma O’Reilly, e cila e akuzoi publikisht, ndërsa sipas teksanit, trupi i tij ishte plotësisht i pastër në vitin 2009 kur u rikthye në gara.

Intervista e gjatë ndjerr në dukje shprehitë e fytyres se ish kampionit, i cili sqaron tregon pozitën delikate, ku detyrohet të bëjë një hap edhe në lidhje me çështjen e nisjes së hetimit nga Agjencia Amerikane Antidoping.

“Gabova kur kërkova të luftoja kundër tyre. Ndoshta kishte ardhur momenti për t’u thënë: Më jepni tre ditë kohë që të lajmëroj familjen, sponsorët dhe bashkëpunëtorët. Dua të rikthehem në atë ditë për t’i bërë ballë asaj situate në mënyrë krejtësisht të ndryshme”.

Një rrëfim që të le pa fryme, fjalë të qarta dhe gabimi i madh për të jetuar një jetë të lehtë, duke zgjedhur rrugën më të shkurtër. Miti i një legjende bie përfundimisht dhe tani çiklizmi është gati për të hapur sytë përpara të vërtetës së hidhur prej të cilës janë mbuluar nga pluhuri i harresës edhe kampionë të tjerë të madhej si Marco Pantani, bashkëgaruesi i Armstrong i cili pati fatin e keq të bënte pjesë në këtë rreth vicioz, duke u kryqëzuar nga opinioni, histori që si për ironi të fatit përfundoi me dozën e tij të fundit në një dhomë hoteli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat