Ndahet nga jeta legjenda e futbollit vlonjat Alfred Ziaj

Sporti

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit vlonjat Alfred Ziaj

Më: 8 shkurt 2013 Në ora: 13:15

Futbolli shqiptar është tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-legjendës së Flamurtarit, Alfred Ziaj. Ish-futbollisti që të enjten festoi 52-vjetorin e lindjes ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza”.

Prej problemeve shëndetësore ishte parashikuar që Ziaji, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit, t’i nënshtrohej një transplanti në mëlçi.

Megjithatë, gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Mjekët nuk mund të bënin më asgjë për ta mbajtur në jetë ish-yllin e viteve ’80.

Ziaji ka qenë një prej figurave më të njohura të futbollit në vend. Pas karrierës si lojtar, ai i qëndroi pranë këtij sporti, duke qenë edhe president i Shoqatës Kombëtare të Minifutbollit.

Prej postit të lartë në futbollin e sallave, ai ishte edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat