Maratona e Londrës nuk do të anulohet

Sporti

Maratona e Londrës nuk do të anulohet

Më: 16 prill 2013 Në ora: 09:48

Pas masakrës në Maratonën e Bostonit e cila shokoi të gjithë botën, menjëherë ngjarja shqetësoi jo pak edhe autoritetet britanike për shkak se këtë të dielë në program është Maratona e Londrës. Nga frika se një ngjarje e tillë e cila ende nuk është konfirmuar nëse është akt terrorist i jashtëm apo i brendshëm, mund të zhvendoset edhe në Londër, ka sjellë reagime nga policia dhe organizatorët.

Këta të fundit, konfirmuan zyrtarisht se Maratona e Londrës nuk do të anulohet dhe do të zhvillohet siç është parashikuar e nga ana tjetër, shefi i sigurisë së eventit dhe policia londineze kanë njoftuar se do të rishikohen masat e sigurisë ku padyshim ato do të forcohen më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat