Lazio-Roma për Kupën e Italisë

Sporti

Lazio-Roma për Kupën e Italisë

Më: 18 prill 2013 Në ora: 10:51

Do të jetë një derbi roman në finalen e Kupës së Italisë, mes Romës dhe Lacios, që në Olimpiko, do të vendosin mes tyre trofeun e këtij kompeticioni. Verdhekuqtë arrijnë të nxjerrin jashtë Interin dhe e bëjnë duke besuar te kualifikimi dhe kur ishin në disavantazh, përballë një skuadre zikaltër që ka shumë dëshirë, shumë zemër, por pak forca, pasojë e një sezoni me shumë ulje ngritje por dhe një infermierie të mbushur plot.

Mungesat e shumta të Interit, vihen re dhe në formacionin bazë, ku zikaltërit të paktën arrijnë të rekuperojnë në fund Ricky Alvarez, që vendoset pas shpatullave të Skelotos dhe Tomazo Rokit, ndërsa te Roma, luajnë nga minuta e parë Toti, me Lamelën dhe Destron. Sfida është që në fillim emocionuese dhe e ndez akoma më shumë një Inter agresiv, që përpiqet të bëjë ndeshjen e sezonit. Një mur, mes Alvarez, Xhonatan, dhe Kambiasos, finalizohet në perfeksion nga mbrojtësi brazilian, që shënon një gol fantastik. Interi është përpara dhe tashmë kualifikimi nuk duket më një utopi, aq më tepër që Kambiaso ka në këmbë dhe golin e 2-0 por gabon nga dy hapa. Roma përpiqet të shfrytëzojë cilësitë e futbollistëve të saj të rinj, por Florenzi dhe Lamela gjejnë përballë një super Handanovic, që shfaq dhe njëherë cilësitë e tij të jashtëzakonshme. Në pushim shkohet 1-0 për Interin dhe nga aty Roma del më e karikuar.

Verdhekuqtë ushtrojnë presion dhe në minutën e 55-të marrin frytet e lojës së tyre, me Destron që arrin të barazojë rezultatin. Sulmuesi i verdhekuqve, konfirmohet si macja e zezë e Interit, pasi në minutën e 69-të, arrin ti shënojë dhe golin e dytë duke vulosur kualifikimin e Romës. Interi tashmë e ka pësuar dhe psikologjikisht goditjen, pasi Torosidhis shënon dhe të tretin, madje një gol spektakolar. Kualifikimi tashmë është vulosur në favor të Romës, por Inter përpiqet ta bëjë më pak të dhimbshëm eleminimin dhe Alvarez shkurton diferencat në 2-3 në minutën e 81-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat