Seria A, Roma kontakton Pellegrinin

Sporti

Seria A, Roma kontakton Pellegrinin

Më: 19 prill 2013 Në ora: 12:26

Në Serinë A, do të jetë një valser i vërtetë trajnerësh për sezonin e ardshëm. Napoli në dilemë me Mazzarrin, Milani me Allegrin, Interi me Stramaccionin dhe Roma me Andreazzolin. Pikërisht këta të fundit, duket se nuk do t’ia besojnë Andreazzolit skuadrën për vitin e ardhshëm dhe janë në kërkim të një emri prestigjoz, me shumë eksperiencë.

Allegri i pëlqen shumë drejtuesve romanë por pritet që ai të qëndrojë deri në fund të kontratës në 2014 dhe kjo detyron Walter Sabatinin të shikojë diku tjetër. Drejtuesi i Romës sipas mediave italiane ka nisur kontaktet me Manuel Pellegrinin i cili arriti të çojë Malagan në çerekfinalen e Ch. League. Për kilianin ka dy pengesa, e para sepse kërkohet edhe nga Chelsea e Man. City dhe e dyta për ta larguar nga spanjollët nevojiten 4 mln Euro për të paguar prishjen e kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat