Morina përplas Tiranën me Skënderbeun

Sporti

Morina përplas Tiranën me Skënderbeun

Më: 11 qershor 2013 Në ora: 23:55

Mario Morina shkakton një përplasje të fortë mes Tiranës, skuadrës 24 herë kampionë të Shqipërisë, dhe Skënderbeut kampion në fuqi. Një ditë pasi sulmuesi 20-vjecar iu bashkua në stërvitje ekipit korcar, klubi kryeqytetas reagoi menjëherë me një deklaratë për shtyp, duke I kujtuar lojtarit, por mbi të gjitha Skënderbeut, që po gabojnë rëndë dhe se për këtë sjellje aspak profesioniste, Tirana do të marrë masa disiplinore ndaj futbollistit të cilin e ka nën kontratë.

1- Lojtari ynë (Morina), i cili realisht ka shumë pak vite në futbollin profesionist dhe që nuk ka një manaxher të FIFA-s, ka gabuar rëndë me këtë veprim dhe në bazë të marrëveshjes dypalëshe, KLUBI ynë do të ndërmarrë masat e duhura për këtë thyerje disiplinore nga ana e lojtarit. Nuk mungojnë akuzat e klubit kryeqytetas ndaj Skënderbeut për thyerje të rregullave të lojës, që në rastin e Morinës ka treguar mungesë respekti jo vetëm ndaj Tiranës por ndaj të gjitha klubeve të superiores.

2- Eshtë për të ardhur keq që ekipi kampion i SHQIPERISE "Skënderbeu", i cili do të na përfaqësojë në Champions League nuk zbaton rregullin më elementar, për faktin e thjeshtë se lojtari MORINA ka një kontratë me K.F TIRONA deri në 2014.
Ne mendojmë që kjo është një mungesë e theksuar respekti ndaj të gjithë klubeve shqiptare dhe në vecanti ndaj Tironës. Shpresojmë të jetë lapsus i ndonjë përfaqësuesi apo titullari zyrtar të ekipit të Skënderbeut. Mundet që gjithmonë mund të gabojë një individ-lojtar, por kurrsesi një institucion-klub.

Përvec Mario Morinës, Skënderbeu po kërkon më ngulm një tjetër pikë të fortë të Tiranës të paktën për ndeshjet e Championsit, pikërisht mesfushorin shkodran Gilman Likën. Nëse Morina, I cili i rritur te skuadrat zinxhir të bardhebluve mund të jetë nxituar, edhe pse nuk është shlyer financiarisht për disa muaj, situate për Gilman Likën ndryshon. 26-vjecari ka kontratë me Tiranën deri më 31 korrik, kështu që nëse palët nuk bien dakord për rinovimin e kontratës, mund të vendosin prishjen e saj me Konsensus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat