Perez: Ronaldo do të qëndrojë në Real

Sporti

Perez: Ronaldo do të qëndrojë në Real

Më: 11 gusht 2013 Në ora: 17:55

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se futbollisti më i mirë i skuadrës së tij, Kristiano Ronaldo, do të nënshkruajë kontratë të re me klubin madrilen.

Largimi i mundshëm nga “Santiago Bernabeu” ka qenë temë e spekulimeve të medieve gjatë kësaj vere, por presidenti i ‘klubit mbretëror’ mendon se ylli portugez do të qëndrojë në këtë skuadër deri në fund të karrierës së tij. “Jemi të bindur se Ronaldo do ta përfundojë karrierën në Real”, ka thënë Perez, pas fitores që skuadra madrilene shënoi në miqësoren kundër Interit, 3:0. Edhe pse mediat spanjolle para pak ditësh raportuan se Ronaldo e ka vazhduar bashkëpunimin me Realin, diçka e tillë nuk është konfirmuar ende. “Edicioni nis javën tjetër, por jam i sigurt se para përfundimit të këtij muaji do ta zgjidhim çështjen e kontratës së re”, ka shtuar Perez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat