Adnan Januzaj i jep shpresa Shqipërisë, refuzon Belgjikën

Sporti

Adnan Januzaj i jep shpresa Shqipërisë, refuzon Belgjikën

Më: 8 tetor 2013 Në ora: 09:11

Nëse shqiptarët i humbën disi shpresat kur dëgjuan lajmin se Hodgson e kërkon Adnan Januzajn në kombëtaren e Anglisë, tani të gjithë duhet të kenë më shumë besim dhe shpresë sepse Januzaj ka refuzuar Belgjikën. Të paktën kjo kombëtare për momentin është jashtë gare për lojtarin me origjinë shqiptare me lajmin që e konfirmon vetëm timonieri i belgëve, Mark Wilmots.

“Man. United i ka komunikuar Federatës belge se Januzaj nuk do të bashkohet me ne sepse ende nuk ka vendosur se me kë do të luaj. E respektoj vendimin e tij por i dhamë një sinjal të qartë që të luaj me ne dhe tani i takon vetë futbollistit të bëjë zgjedhjen. Unë dua ta përfshij në skuadër dhe ta integroj me grupin pa e sforcuar, e respektoj zgjedhjen e tij. Do të flas me vetë lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.”

Me këto fjalë tashmë është e sigurt që Adnan Januzaj po mendon për Shqipërinë, për kombëtaren kuqezi por ndërkohë nuk duhet harruar Anglia që eshte ne pritje te zhvillimeve...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat