Barça në gjurmët e Adnan Januzajt

Sporti

Barça në gjurmët e Adnan Januzajt

Më: 8 tetor 2013 Në ora: 12:22

Nëse Adnan Januzaj jeta e të cilit duket se ka ndryshuar krejtësisht brenda pak ditësh falë 2 golave me djajtë e kuq, atë që e bën të vecantë djaloshin e talentuar është edhe data e tij e lindjes, 5 shkurt.

E njëjta datë kur kanë lindur edhe Kristiano Ronaldo, Nejmar dhe Tevez, koincidencë që e bën të paracaktuar për një perspektivë të ndritur. E në fakt të ndritur sepse Sipas Daily Mail për të orët e fundit ka nisur një garë mes Barcelonës dhe Mancester United me katalanasit dominues të skenës futbollistike në vitet e fundit që kërkojnë ta joshin mesfushorin për ta afruar në Camp Nou.

Sipas të përditëshmes britanike katalanasit besojnë se mund tja rrëmbejnë 18 vjecarin djajve të kuq nëse ai nuk rinovon kontratën aktuale e cila skadon pas 8 muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat