Mavraj-Salihi: Do t’i luajmë deri në fund shanset tona

Sporti

Mavraj-Salihi: Do t’i luajmë deri në fund shanset tona

Më: 9 tetor 2013 Në ora: 18:25

Mungesa e Mërgim Mavrajt në dy sfidat e fundit eliminatore të Botërorit me Slloveninë dhe Islandën u ndje shumë në kombëtaren kuqezi, që në këto 180 minuta pa sesi u venit sfumua ëndrra për të marrë pjesë në Brazil 2014. Mundësitë matematikore për vendin e dytë në Grup ekzistojnë ende, por për Mavrajn, që rikthehet në dispozicion të De Biazit për Zvicrën dhe Qipron, duhet menduar vetëm ndeshja e radhës.

Tifozët kuqezi me anë të një letre publike u bënë thirrje lojtarëve shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën, që të mos pranojnë të zbresin në fushë në në “Qemal Stafa”, por Mavraj i shmang komentet për këtë cështje, duke u fokusuar vetëm për atë që ndodh në fushën e blertë.

Për Hamdi Salihi kjo fushatë eliminatore ka qenë ndër më emocionueset e karrierës së tij, ndaj kërkon t’i mbyllë me entuziazmin e fillimit.
Sa I përket aktivizimit të shqiptarëve të Zvicrës, shkodrani theksoi se ata edhe pse përfaqësojnë një kombëtare tjetër, na bëjnë krenarë me performancat e tyre në klubet e mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat