“Djajtë e Kuq” besojnë në rinovimin e Januzajt

Sporti

“Djajtë e Kuq” besojnë në rinovimin e Januzajt

Më: 13 tetor 2013 Në ora: 21:40

Manchester United është i bindur se talenti shqiptar Adnan Januzaj do të rinovojë kontratën e re me klubin nga “Old Traffordi”.

Super talenti 18 vjeçari është lojtari më i përfolur ditëve të fundit pas performancës së shkëlqyer që shfaqi në fitoren e Unitedit kundër Sunderlandit, ku mesfushori shqiptar shënoi dygolësh.

“Daily Star” të dielën shkruan se kampioni i Anglisë do ta fitojë betejën për ta mbajtur Januzaj për tri arsye. E para sipas “Daily Star” qëndron në atë se menaxheri i Unitedit, David Moyes thotë se çdo lojtar i ri në botë dëshiron të luajë për United, kurse arsyeja e dytë qëndron në atë se Moyes njihet si trajneri që promovon talentët e rinj ashtu siç bëri tek Evertoni kur debutoi Wayne Rooney dhe Ross Barkley.

Kurse arsyeja e tretë thuhet se Januzaj është një lojtar që mund të ndjek rrugën e Rayn Giggs-it, i cili është një model i përsosur tek gjiganti anglez.

Ndryshe, Januzaj është duke u kërkuar nga Juventus e Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat