Moyes dërgon skautët në Ballkan, shkaku Januzajt

Sporti

Moyes dërgon skautët në Ballkan, shkaku Januzajt

Më: 13 janar 2014 Në ora: 12:41

Menaxheri i Manchester United, David Moyes është i kënaqur me paraqitjet e Adnan Januzajt, dhe për këtë shkak, ka kërkuar nga skautët e ekipit anglez që të gjejnë më shumë talente në Ballkan.

Gjatë një seri takimesh javën e kaluar me departamentin e skautëve, këta të fundit Moyes i ka dërguar në ndeshjet anembanë Evropës , me një fokus tregjet më të lira dhe që nuk ishin hulumtuar edhe aq deri më tani, të tilla si në Kroaci, Bosnje, Slloveni...

Verën e kaluar ka ekzistuar një rrezik që 18-vjeçari Januzaj mos ta vazhdojë kontratën me Unuited, pas pensionimit të legjendarit, Sir Alex Ferguson, por Moyes ia arriti të parandaloi një gjë të tillë dhe mesfushori shqiptar Januzaj u promovua në ekipin e parë, gjatë një turneu përgatitor në Australi dhe Lindjen e Largët.

"Dikush dikur më pyeti nëse unë e kam parë lojtarin e ri që e kisha në bankën rezervë, ma përmenden atë, por unë nuk kisha informacione të mjaftueshme rreth tij. Megjithatë, në momentin që u bashkua me ne, e dinim se kishte diçka. Ai mund të luajë në të dy anët si numri "dhjetë", por edhe si sulmues", kujton Moyes.

"Patjetër më kujton Wayne Rooney, kur është fjala për aftësitë prej futbollisti. Megjithatë, ai është paksa i ndryshëm, ka një dozë të vogël të arrogancës që të gjithë lojtarët e niveleve të larta e kanë në mënyrën e vet", tha Moyes për mediat angleze.

Këtë sezon për ‘Djajtë e Kuq’, Januzaj ka luajtur 15 ndeshje në Premier League, dhe ka arrit të tund rrjetat e ekipeve kundërshtare në tri raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat