Vokrri: Vendimi i FIFA-s hap shtegun e anëtarësimit

Sporti

Vokrri: Vendimi i FIFA-s hap shtegun e anëtarësimit

Më: 13 janar 2014 Në ora: 19:29

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ndodhet në Cyrih, ku po merr pjesë në gala mbrëmjen ‘Topi i Artë’, ka dërguar një deklaratë për media, në të cilën e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm vendimin e FIFA-s që Kosovës t’i lejohen miqësoret ndërkombëtare në të gjitha nivelet.

“Të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, adhurues të futbollit të Kosovës, miqë nga Kosova dhe jashtë saj. Komiteti për Çështje Urgjente i FIFA-s sot mori një vendim që ekipeve përfaqësuesese të të gjitha rangjeve dhe klubeve tona tash e tutje t’u lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, që konsideroj se është një hap krucial, drejt synimeve tona. Jam shumë i vetëdijshëm se kjo nuk është në masën që synojmë dhe dëshirojmë ne bashkërisht të gjithë, por gjithsesi është një hap drejt hapave tjerë. Kjo nuk i shuan etjet tona të përbashkëta që të arrijmë atje ku synojmë, por kjo na hap shtegun e duhur drejt anatërsimit në mekanizmat ndërkombëtar. Deri te ky sukses ishte e mundur vetëm falë juve të gjithëve, ministrit të sporteve, Memli Krasniqi, kabintetit të kryeministrit Thaçi, që duke i pasur në krah, jemi ndjerë të fuqishëm në këtë rrugëtim, duke i bashkërenditur veprimet tona, ndaj i falënderoj të gjithë për punën dhe angazhimin që keni bërë. Ju garantoj se unë me bashkëpunëtorë dhe në mbështetje të faktorëve që i përmenda më lartë, nuk do të ndalemi për asnjë çast derisa të plotësohen objektivat tona. Derisa po u drejtohem me këtë letër unë, jam duke hyrë në një ceremoni, ku do të shpallet futbollisti më i mirë në botë, me një ndjenjë shprese, se në një rast të jetë si i nominuar e pse jo edhe fitues të jetë një futbollist shqiptar”, thuhet në deklaratën e Vokrrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat