Messi: Ronaldo e meritonte “Topin e Artë”

Sporti

Messi: Ronaldo e meritonte “Topin e Artë”

Më: 14 janar 2014 Në ora: 09:53

Lionel Messi përgëzon Cristiano Ronaldo për fitimin e Topit Të Artë. Pas marrjes së cmimit nga ana e portugezit sulmuesi argjentinas I Barcelonës deklaroi.
“ Cristiano ka patur një vit të jashtëzakonshëm në aspektin futbollistik , dhe e meriton plotësisht trofeun.Ai ka shënuar 66 gola këtë vit që është një shifër mjaft e lartë. E Përgëzoj.”

Përsa i përket lotëve të Cristiano Ronaldos në skenë Messi u shpreh se e kupton shumë mirë atë sepse është ngjitur në skenë me të birin dhe është normale që të emocionohesh.

Ndër të tjera argjentinasi shtoi se këtë sezon ka qenë shumë kohë i dëmtuar dhe nuk mund ta fitojë ai cdo vit Topin e Artë. Messi e ka fituar trofeun më të rëndësishëm individual për katër vite radhazi nga 2009 në 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat