Barcelona, klubi me më shumë Topa të Artë

Sporti

Barcelona, klubi me më shumë Topa të Artë

Më: 14 janar 2014 Në ora: 13:17

E dimë të gjithë që Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë Topa të Artë në historinë e futbollit, por a e dini se kush është klubi që ka shumë trofe të tillë? Skaudra që mban vendin e parë në renditje për trofeun më të rëndësishëm individual të fituar nga lojtarët e saj është Barcelona me plotë 10 të tillë.

Menjëherë pas katalanasve në vend të dytë renditen dy klubet italiane Milani dhe Juventusi pasi futbollistët e tyre e kanë fituar nga 8 herë topin e artë. Pavarsisht se kësaj rradhe e fitoi Cristiano Ronaldo, Reali I Madridit ndodhet vetëm në vendin e 4 me 6 trofe, I ndjekur nga gjermanët e Bayern Munich me 5 të tillë.

Në 10 trofetë e fituar nga Barcelona sigurisht është Lionel Messi ai që mban vendin e parë me 4 çmime i ndjekur nga Johan Cruiff me 2 dhe Ronaldinho, Rivaldo, Stoichkov e Luis Suarez me nga 1 Top të Artë.

Te Milani bie në sy holandezi Marco Van Basten me 3 trofe. Te Juventusi ai që udhëheq është presidenti aktual I UEFA-s, Michel Platini po me 3 trofe ndërsa te Reali kryesojnë Alfredo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo me nga 2 çmime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat