Ribery: Topi i Artë? Nuk ishte objektivi im

Sporti

Ribery: Topi i Artë? Nuk ishte objektivi im

Më: 14 janar 2014 Në ora: 14:08

Ribery: Topi i Artë? Nuk ishte objektivi im Edhe pse pak më vonë se Messi dhe Ronaldo, Ribery ka folur për gazetarët, pas ndarjes së çmimit të Topit të Artë, çmim që e fitoi Cristiano Ronaldo. "Nuk jam një lojtar egoist, prandaj Topi i Artë nuk ishte objektivi im kryesor.

Preferoj më shumë titujt me Bayernin dhe Kupën e Botës me Francën." "Këto më interesojnë vërtetë. Sigurisht që do të më kishte pëlqyer Topi i Artë, por nuk e kam aspak problem që nuk munda ta fitoj. Tani dëshiroj të tjerë trofe me Bayernin," u shpreh reprezentuesi Francez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat