“Më detyruan të votoja për Ronaldon”

Sporti

“Më detyruan të votoja për Ronaldon”

Më: 15 janar 2014 Në ora: 00:07

Topi i Artë 2013 do të mbetet në histori si ai i lotëve, atyre të Cristiano Ronaldos por dhe të Pele, por dhe si Topi i Artë i polemikave, që shpejt mund të kthehen edhe në skandale. Pas kaosit që shpërtheu në fund të nëntorit të kaluar, për rihapjen e listave të votimit me shtyrjen e tij, dhe vorbullës së kritikave që shpërthyen në Francë , ku madje edhe France Football kritikoi kriteret pas disfatës së Ribery ja dhe një tjetër rrufe. “ Presidenti i Federatës timë më tha që të votoja Ronaldon për të ndihmuar Blatter që të ripastronte imazhin e tij, duke e shpërblyer kështu për ndihmën që dha duke e sjellë botërorin 2022 në Qatar”. Ai që flet është Al Zarra Fahad, që pak njerëz e njohin por është pikërisht trajneri i kombëtares së Qatarit dhe që lëshoi për rrjetin televiziv ESPN deklaratën bombë. Për ta sqaruar imazhi i Blatter duhej ripastruar pas gafës së presidentit të Fifas që vuri në lojë publikisht Cristiano Ronaldon duke pranuar preferencën e tij për Messsin. Duhet thënë se cështja Fahad ju duhet shtuar situatave të tjera të dyshimta e kontroverse. Në 6 raste mes të cilëve dhe ai i Andoni Goitkocea, trajnerit të Guinesë Ekuatoriale, votat e publikuara nga Fifa nuk korespendojnë me ato që kanë deklaruar në orët e fundit trajnerët që kanë votuar.

Vec të tjerave France Football ka ngritur problemin e metodës së votimit, kur ishin vetëm gazetarët ata që votonin, Topi i Artë shkonte për lojtarin që kishte fituar më shumë gjatë vitit. Që kur Topi i Artë u bashkua me Cminin Lojtari i Vitit nga Fifa duket se kapitenët e kombëtareve dhe trajnerët përdorin të tjera kritire. Cristiano Ronaldo për shëmbull, votoi në cilësinë e kapitenit të Portugalisë, dhe zgjodhi Falcaon , Bale e Ozil, duke injoruar rivalët e tij të vërtetë Messi dhe Riberi. Lionel Messi bëri të njëjtën gjë duke zgjedhur Iniestan, Xavin dhe Neymar, shokët e tij te Barcelona. Ribery nuk është kapiten i Francës, por Lloris zgjodhi atë dhe duke kërkuar ta ndihmojë evitoi preferencat për Cristiano Ronaldon dhe argjentinasin. Deschamps, Trajneri i Francës pjesërisht e tradhëtoi futbollistin e tij, duke i dhënë 3 pikë Ronaldos.

Në shumë raste preferencat e shprehura demonstrojnë kombësinë dhe klubin që i përket votuesi. Buffon dhe Prandelli vunë Pirlon në majë të listës, në Uells votuan për Bale, në Kolumbi e Ekuador për Falcaon, Gerrard dhe Skrtel, kapiteni të Anglisë dhe Allovakisë votuan Suarez. Kjo ndodh pasi e konsiderojnë me të vërtetë futbollistin më të mirë të 2013-ës, apo pasi luan me ta te Liverpuli. Dhe këtu pikëpyetja është e paevitueshme, bashkë me dyshimet që lindin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat