Seedorf kërkon përforcime në Janar

Sporti

Seedorf kërkon përforcime në Janar

Më: 15 janar 2014 Në ora: 10:12

Mbërritja e Clarence Seedorf te Milani nuk do të sjellë ndryshime vetëm në stol por edhe në organikë. Bisedimet me Gallianin kanë nisur në linjë telefonike dhe piketat e para janë hedhur në mënyrë që skuadra të rifreskohet me fytyra të reja që në merkaton e Janarit. Me sulmin e shfryrë pas largimit të Matrit, drejtuesit po mendojnë për mbrojtjen dhe emri më i lakuar është lojtari i Botafogos, Doria. Kuqezinjtë po e ndjekin prej kohësh 19-vjeçarin dhe trajneri Seedorf ka një marrëdhënie të mirë me të pasi kanë luajtur në të njëjtën skuadër. T’ua shkëpusësh brazilianëve talentin nuk do të jetë një mision i lehtë, por pista më konkrete është ajo e transferimit në Qershor.

Doria konsiderohet si pasardhësi i Thiago Silvas dhe sipas Seedorf, ai i ka të gjitha mundësitë të bëhet një nga mbrojtësit më të fortë të planetit në të ardhmen. Nga mbrojtja në mesfushë ku Diamanti pëlqehet shumë nga holandezi. Gjatë verës, Milani tentoi ta sponstonte në “Milanello” por fantazisti zgjodhi rrugën më të vështirtë, atë të qëndrimit te Bologna. Por kohët kanë ndryshuar sepse kuqeblutë po kalojnë një moment të vështirë dhe Diamanti mund të vendosë largimin menjëherë. Një tjetër emër për mesfushën është edhe Maher i PSV Eindhoven. Shumë emra për të ndërtuar një ekip të ri por ende asnjë gjë konkrete. Gjithsesi, ditët në vazhdim Milani mund të kthehet në kryefjalën e merkatos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat