Gullit i befasuar me Milanin

Sporti

Gullit i befasuar me Milanin

Më: 15 janar 2014 Në ora: 10:15

Ish-ylli i Milanit, Ruud Gullit, është befasuar me lajmin se Rossonerët e kanë angazhuar Clarence Seedorfin në postin e trajnerit.
Seedorf, i cili ka luajtur 10 vite në San Siro, konfirmoi të martën se do ta zë vendin e Massimiliano Allegrit, i cili u shkarkua pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës italiane në këtë edicion.

Ndërkaq, Gullit është i befasuar me vendimin e drejtuesve të klubit për angazhimin e një trajneri pa përvojë, siç është holandezi 37-vjeçar.

“Jam shumë i befasuar me zgjedhjen që ka bërë klubi. Clarence nuk ka përvojë si trajner. Përkundër kësaj, mendoj se vendimi për ta caktuar atë, do të dëshmohet si pozitiv në të ardhmen e afërt”, është shprehur 51-vjeçari për RTL 4.

Ndryshe nga ai, Christian Panucci beson se Milani bëri zgjedhje të mirë me angazhimin e Seedorf, pasi beson se ai do ta udhëheqë klubin drejt suksesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat