Galliani: Seedorf do të shkundë Milanin

Sporti

Galliani: Seedorf do të shkundë Milanin

Më: 16 janar 2014 Në ora: 23:58

“Seedorf do ti japë një shtysë të mirë skuadrës”, Fjalë të Adriano Gallianit, që shfaqet optimist për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë i vjen keq për të kaluarën.

“Allegri? Është fati i trajnerëve, 22 pikët e fazës së parë na cuan në një zgjedhje që ne zakonisht e evitojmë, - shpjegon administratori i deleguar kuqezi, - Me Berluskonin vendosëm që zgjedhja më e mirë ishte Seedorf, i cili erdhi shumë shpejt dhe unë jam besimplotë’.

Pas takimeve të para me Seedorf Galliani ka patur vetëm ndjesi pozitive pasi sic shprehet, të gjithë janë shfaqur shumë bashkëpunues dhe holandezi i është dukur goxha i karikuar, pastaj sipas Gallianit nëse Seedorf do të bëjë si trajner aq sa ka bërë si futbollist të gjithë do të ishin shumë të kënaqur.

Dy fjalë edhe për merkaton. “ Nuk kemi folur me trajnerin e gjithsesi edhe nëse do ta kishim bërë nuk do të zbuloja asgjë, Si gjithë të tjerët edhe Milani ka nevojë të shesë para se të mendojë për të blerë”.

Administratori i deleguar i kuqezinjve shgpjegoi se përse klubi për momentin nuk zgjodhi Inzagin për detyrën e trajnerit.

“Inzaghi po bën shumë mirë dhe edhe vetë Pippi është dakord se duhet të vazhdojë rrugën e tij me ekipin e të rinjve. Do të bëhet një trajner i madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat