Galliani: Seedorf do ta shkundë Milanin

Sporti

Galliani: Seedorf do ta shkundë Milanin

Më: 17 janar 2014 Në ora: 16:09

Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, beson se trajneri i ri Clarence Seedorf do t’u japë “një shkundje” lojtarëve Rossonerë.
Holandezi zëvendësoi Massimiliano Allegrin në San Siro, duke nënshkruar kontratë njëvjeçare e gjysmë me klubin të enjten. Dhe Galliani mendon se ai do të arrijë ta vendosë në binarë skuadrën.

“Seedorf do ta shkundë ekipin. Më vjen keq për atë çfarë i ndodhi Allegrit, por ky është fati i të gjithë trajnerëve”.

“Seedorf do të bëhet një trajner i shkëlqyeshëm, pasi ai ishte një lojtar i shkëlqyeshëm. Unë kam vetëm përshtypje pozitive për Seedorf deri tash. Ai është shumë i motivuar për këtë aventurë”.

“A kam biseduar për afatin kalimtar me Seedorf? Jo. Dhe edhe po të kishim folur, nuk do ta zbuloja. Inzaghi duhet të vazhdojë të punojë siç bën tash. Ai po ia del mrekullueshëm. Ai po ashtu do të bëhet një trajner i madh”, ka thënë Galliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat