Conte: Seedorf të bëhet i madh

Sporti

Conte: Seedorf të bëhet i madh

Më: 18 janar 2014 Në ora: 00:12

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, si duket ka filluar të frikësohet nga forcimi i rivalëve të tij të përbetuar.
Tekniku juventin beson se Clarence Seedorf është shumë nënshkrim i qëlluar për Rossonerët, i cili mund të bëhet trajner i madh.

“Para së gjithash, unë dua të përshëndes Allegrin, që gjatë dy viteve e gjysmë të fundit është treguar një kundërshtar i madh për Juventusin.

“Më vjen keq që një armik në media, por një kundërshtar i respektuar në fushën e lojës duhet që të largohet nga ky kampionat”.

“Është i rëndësishëm nënshkrimi i Seedorf për Milanin. Sipas meje, mesazhi që ata kanë dërguar është se ata duan që të formojnë ekipin përreth një kampioni që njeh mirë ekipin dhe ambientin në klub. Natyrisht ai s’ka përvojë si trajner, por unë e njoh Seedorfin si kundërshtar, edhe si lojtar, por edhe si trajner dhe endoj se ai ka gjithçka që i duhet për t’u bërë trajner i madh”, ka potencuar Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat