Fatih Terim në Londër për Adnan Januzaj

Sporti

Fatih Terim në Londër për Adnan Januzaj

Më: 18 janar 2014 Në ora: 12:30

Pas lejes së që Kombëtarja e Kosovës mori nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore shumë futbollistë kosovarë por që luajnë momentalisht për kombëtare të tjera u shpehën të gatshëm të vishnin fanellën e vendit të tyre. Kësaj i'u tremb edhe "Daily Mail", që ditë më parë shkruante se ky vendim mund të çojë edhe talentin e Manchester United Adnan Januzaj drejt Kosovës.

Por gjërat nuk duken kaq të lehta për kombëtaren më të re në Europë. Adnan Januzaj po ndiqet seriozisht edhe nga Kombëtarja turke e futbollit. Trajneri Fatih Terim, siç shkruajnë mediat turke, do të jetë shumë shpejt në Londër për të zhvilluar një takim me shqiptarin e Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat