Thaçi: E pres me padurim ndeshjen e parë të Kosovës

Sporti

Thaçi: E pres me padurim ndeshjen e parë të Kosovës

Më: 18 janar 2014 Në ora: 17:09

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në një postim të tij në “Facebook”, ka deklaruar se e pret me padurim debutimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll në arenën ndërkombëtare dhe ka premtuar se do të jetë në tribunat e stadiumit për t’i mbështetur futbollistët e Kosoves. Ai premtoi se do të mbështesë edhe renovimin e stadiumeve.

“Vendimi i FIFA-s për t’i lejuar Kosovës ndeshje miqësorë në futboll është një zhvillim pozitiv që do të frymëzojë edhe më shumë sportistët tanë për të përfaqësuar shtetin tonë në arenën ndërkombëtare. Tani, të gjithë po presim organizimin e ndeshjeve të para, të cilat do të kthejnë brohoritjet e tifozëve të zjarrtë në stadiumet tona. Unë do të jem bashkë me ta. Është koha që t’i dëshmojmë botës pasionin, talentin dhe fairplay-in, duke organizuar ndeshje në mënyrë sa më të mirë. Këto ndeshje do të jenë një festë në mbështetje të reprezentacionit të Kosovë dhe të djemve tanë në fushë. Të gjithë futbollistët tanë, kudo që luajnë në botë, na kanë bërë krenar dhe në kanë përfaqësuar me dinjitet. Si Qeveri, në vitet e fundit kemi investuar shumë në përmirësimin e infrastrukturës sportive anë e kënd Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim renovimin e stadiumeve të futbollit, veçanërisht të atyre që janë më afër plotësimit të kritereve për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, si në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat