Lorik Cana: Shqiptarët kanë vetëm një kombëtare

Sporti

Lorik Cana: Shqiptarët kanë vetëm një kombëtare

Më: 4 mars 2014 Në ora: 15:04

Në prag të eliminatoreve të Euro 2016 kapiteni i Lorik Cana thotë se për të ka vetëm një kombëtare dhe është ajo e të gjithë shqiptarëve. Sipas kapitenit tashmë është koha për të parë përpara.

Debati për largimin e futbollistëve të Kombëtares me prejardhje nga Kosova është ndrezur kohët e fundit dhe pritet që trajneri Gianni De Biasi t’i kërkojë se a do të jenë pjesë e Kuqezinjve për kualifikueset e Europianit. Shqipëria ndodhet në një grup që është cilësuar si i vështirë, por për sulmuesin Edmond Kapllani, i rikthyer në përfaqësuese mund të shpresojmë edhe te suprizat.

Kombëtarja është grumbulluar në Durrës ku të mërkurën do të luajë me Maltën në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo është miqësorja e parë për këtë vit. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se do të luajnë me Hungarinë më 4 qershor. Miqësorja do të luhet në fushë kundërshtare duke e ndihmuar trajnerin De Biasi për sfidën hapëse të kualifikueseve të Euro 2016 ndaj Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat