Partizan sulmues për të synuar kualifikimin

Sporti

Partizan sulmues për të synuar kualifikimin

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 08:02

Të shoqëruar nga një javë e mbushur me polemika që nuk i përkasin fushës, Partizani duket i përqëndruar për sfidën e kthimit të Europa League ndaj Stromsgodset. Duke qënë se kanë një rezutlat për të përmbysur, të kuqtë pritet të bëjnë disa ndryshime në formacion edhe pse rreshtimi taktik pritet të jetë 4-3-3. Në portë duket i sigurtë rikthimi i portierit Alban Hoxha që është rikthyer të stërvitet pas dëmtimit që mori në ndeshjen e parë, ku dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 30. Mbrojtja pëson vetëm një ndryshim krahasuar me sfidën e parë, pasi Ibrahimi përfundon në stol me Arbnor Fejzullahun që rikthehet të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në të majtë pritet të aktivizoeht nga minuta e parë Renaldo Kalari teksa qendra e këtij reparti mbetet e pandryshuar me Ditmar Bicajn dhe Endri Vrapin.

Mesfusha do të ketë një ndryshim të rëndësishëm, pasi në treshen përpara mbrojtjes rikthet Mentor Mazrekaj që do të aktivizohet në të majtë me Idriz Bathën në qendër dhe Emiliano Vilën në të djathtë. Edhe sulmi do të pësojë një ndryshim të vetëm me Stefan Racic në majën e këtij reparti i mbështetur nga Sebino Plaku në të majtë dhe autori i golit të sfidës së parë Astrit Fazlliu në të djathtë. Në këtë mënyrë ndryshimet i përkasin aktivizimit të Mazrekaj dhe Fazlliut nga minuta e parë teksa pritet të përfundojnë në stol mbrojtësi Ibrahimi dhe mesfushori Lorenc Trashi. Edhe në këtë sfidë kapiteni Nderim Nexhipi pritet ta nisë nga stoli, pavarësisht dëshirës së tifozëve të Partizanit për të parë në fushë nga minuta e parë numrin 11.

Partizani 4-3-3

Hoxha

Fejzullahu Bicaj Vrapi Kalari

Batha

Vila Mazrekaj

Fazlliu Plaku

Racic

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat