Kukësi rrëzoi bjellorusët! Laçi u eliminua

Sporti

Kukësi rrëzoi bjellorusët! Laçi u eliminua

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 19:52

Kukësi kualifikohet në rrethin tjetër të Europa League, pasi që ka eliminuar skuadrën nga Bjellorusia, Torpedo Zhodino. Kuksianët bënë paraqitje shumë të mirë në udhëtim dhe barazuan 0:0 dhe falë fitores 2:0 në Tiranë shkuan më tutje, duke i rrëzuar bjellorusët. Në minutën e 60-të, mundësi e mirë për Kukësin, Karioka depërton bukur nga e majta dhe futet brenda zonës, provon me një gjysmë gjuajtje që më shumë dukej si pasim për Pejiç, por kroati nuk arrin dot për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

Kombinime perfekt mes Pejiç dhe Biringuetës, dhe ky i fundit pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës, kurse gjyqtari gjykon penallti për Kukësin në minutën e 74-të. Goditjen nga penalltia e merr përsipër Pejiç, por gabon duke e gjuajtur topin lehtë në krahun e djathtë të portierit dhe ky i fundit arriti ta devijojë. Ndeshja përfundoi pa gola. Laçi barazoi 0:0 në Baku me ekipin nga Azerbajxhani, Inter, por eliminohet shkaku i barazimit si vendas 1:1. Sepse goli si mysafir ka vlerë më shumë dhe kjo i kushtoi Laçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat