Pret ndryshime në bankën e Partizanit

Sporti

Pret ndryshime në bankën e Partizanit

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 10:22

Me përfundimin e aventurës evropiane në futboll, Partizani nga Tirana e gjen tashmë veten sërish në kërkim të një trajneri. Pas sfidës me Stromgodset, Sylejman Starova konfirmoi atë që kishte bërë të ditur që në momentin kur mori përsipër detyrën, pozicioni i tij si trajner ishte një zgjedhje emergjente për të drejtuar skuadrën në Evropë. “Mund të ketë ndryshime në drejtim. Partizani ishte emergjencë, prandaj e mora drejtimin, besoj se do të vijë një trajner tjetër, pasi unë kam rolin e Drejtorit të Përgjithshëm. Tani e ka në dorë presidenti të vendosë”,- tha Starova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat