Fiton drejtësia, Shqipëria merr tri pikë kundër Serbisë

Sporti

Fiton drejtësia, Shqipëria merr tri pikë kundër Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2015 Në ora: 10:57

Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha kombëtares së Shqipërisë tre pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit. Cas publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3:0 në tavolinë Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për Euro 2016 në futboll.

Drejtësia doli në vend. KD i asociacionit më të lartë të UEFA-s, pat vendosur 3:0 në favor të Serbisë për ndeshjen e ndërprerë me 14 tetor të vitit të kaluar, kur rezultati ishte 0:0. Këtë vendim e pati miratuar edhe shkalla e dytë me pretekst se droni ishet futur në stadium nga ana e shqiptarëve, ndërsa Shqipëria vendosi që të ankohet në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe aty fitoi drejtësia. CAS ka shtjelluar të gjitha fije e për pe dhe ka parë dhunën tronditëse të shovinistëve serbë.

CAS nuk mundi t’i mbyllë sytë nga ai turp, nga ai skandal që shkaktuan bishat serbe. Në minutën e 41-të ishte ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri, kur futen në fushë edhe njerëz me maska, hidhen gjithçka në drejtim të futbollistëve shqiptar.

I tërë stadiumi në kor bëri thirrje raciste, vritni, vritni shqiptarët. Sulmohen e goditen futbollistët shqiptarët nga vandalët serbë. 14 tetori i vitit të kaluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit i ngjante një lufte dhe assesi një loje futboll. Vetëm një Zot e di se si shpëtuan futbollistët shqiptarë nga ajo turmë e shovinistëve serb. CAS vendosi drejtë dhe iu tregoi të gjithëve se këtu ka drejtësi. Serbisë i jepet flakareshi më i fortë dhe iu tregua dera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat