UEFA nuk e “njeh” vendimin e CAS-it (Foto)

Sporti

UEFA nuk e “njeh” vendimin e CAS-it (Foto)

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 18:19

UEFA ende nuk ka publikuar asnjë njoftim dhe nuk e ka ndryshuar as renditjen në Grupin I, pas vendimit të CAS-it.
Shqipëria është shpallur fituese e ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në Beograd, nga CAS.

Por, vendimi nga Gjykata në Lozanë nuk është “njohur” ende nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Në të ende nuk është publikuar asnjë lajm në lidhje me vendimin.

E po ashtu, renditja në Grupin I nuk i paraqet pikët e fituara nga kuqezinjtë që tani kanë 10, dhe ndajnë pozitën e dytë me Danimarkën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat