E pabesueshme: Serbët nuk dorëzohen, gjejnë një mënyrë për të anuluar vendimin e CAS’it

Sporti

E pabesueshme: Serbët nuk dorëzohen, gjejnë një mënyrë për të anuluar vendimin e CAS’it

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 17:24

Për Federatën Serbe të Futbollit, beteja për tri pikët me Shqipërinë nuk ka përfunduar ende.

Pala serbe ka paralajmëruar vijimin e betejës ligjore në Gjykatën Federale të Zvicrës, një organ kolegjial, që nuk ka asnjë pushtet mbi vendimin e CAS-it, por shqyrton vetëm anën procedurale të gjykimit.

Me këtë, serbët shpresojnë të gjejnë një shkelje procedure nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në vendimin që i dha tri pikët kombëtares shqiptare një ditë më parë.

Por faktet janë kokëforta dhe argumentimi i dhënë nga CAS-i për vendimin e nxjerrë, zor se mund të kapet në shkelje procedurale, e për më tepër, në të shkuarën vetëm një vendim i kësaj gjykate është gjetur me shkelje nga Gjykata Federale e Zvicrës, ai në përballjen mes Matuzalem dhe UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat