Kukësi ul çmimet e biletave për sfidën ndaj Mladost

Sporti

Kukësi ul çmimet e biletave për sfidën ndaj Mladost

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 23:50

Klubi i Kukësit ul cmimet e biletave për sfidën e parë të ruandit të dytë paraeliminator të Europa League ndaj malazezëve të Mladost Podgorica që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar Qemal Stafa të Enjten në orën 19:30. Në ndryshim nga ndeshja e ruandit të parë kundër Torpedo Zhodinos presidenca kukësiane për të afruar sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit e ka ulur në 500 lekë të reja cmimin e biletave në tribunat përkarshi D1, D2 dhe D3. Një ulje e konsiderueshme në masën 50% kjo e drejtuesve të klubit verilindor sepse ndaj Torpedos një biletë në tribunat përkarshi kushtonte 1000 lekë të reja. Mbeten të pandryshuara cmimet e biletave në tribunat qëndrore A, B prej 2000 lekësh të reja edhe për takimin ndaj Mladost.

Nuk dihet ende se cili do të jetë reagimi i tifozëve kukësianë pas këtyre cmimeve pasi një pjesë e madhe e tyre nuk e mbështetën skuadrën në sfidën ndaj ekipit bjellorus për shkak të kostos së lartë të biletave. Megjithatë me këtë veprim të presidencës konflikti mes tifozerisë dhe klubit pritet të sheshohet dhe me shumë gjasa fansat e Kukësit do të jenë të shumtë të Enjten e 16 Korrikut për të mbështetur skuadrën në shkallët e stadiumit kombëtar Qemal Stafa. Me shortin e favorshëm që u është paraqitur nënkampionët e Shqipërisë kanë mundësinë e shkëlqyer për të avancuar minimalisht deri në ruandin e tretë kualifikues të Europa League, sepse Mladost Podgorica konsiderohet një kundërshtar mëse i kalueshëm për të besuarit e trajnerit brazilian Marcelo Troisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat