Gjithçka e qartë, Shaqiri firmos për Stoken

Sporti

Gjithçka e qartë, Shaqiri firmos për Stoken

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2015 Në ora: 18:06

Ylli nga Kosova është pjesë e skuadrës së Stokes, kështu konfirmohet edhe nga klubi. Stoke City ka zyrtarizuar transferimin e Xherdan Shaqirit nga Interi.
Në faqen e klubit të Stokes bëhet e ditur për futbollistin shqiptar, që së fundi luajti për Interin. Sipas faqes së Stokes, Shaqa ka nënshkruar për një shumë rekorde, 12 milionë funte. 23-vjeçari zviceran ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Shaqiri ka shënuar 17 gola në 46 paraqitje për Zvicrën, ka qenë anëtar i skuadrës së Bayern Munihut që fitoi Champions League në vitin 2013. Shefi Ekzekutiv Tony Scholes ka thënë: "Nuk është sekret që kemi qenë duke kërkuar Xherdanin për një kohë dhe jemi shumë të lumtur që më në fund kemi siguruar nënshkrimin e tij. Ai është lojtar i ri, shumë i talentuar që synon të ecë përpara në Premier Ligë pas karrierës në nivelet më të larta në Gjermani me Bayernin dhe në Itali me Interin”.

Shaqiri është prezantuar zyrtarisht nga trajneri Mark Hughes dhe stafi i ekipit.
23 vjeçari do t’ju bashkohet shokëve të rinj të skuadrës gjatë kësaj jave, para ndeshjes së të shtunës në udhëtim ndaj Tottenhamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat