Xherdan Shaqiri flet për kalimin te Stoke

Sporti

Xherdan Shaqiri flet për kalimin te Stoke

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2015 Në ora: 19:34

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është shprehur i lumtur që iu është bashkuar skuadrës së njohur angleze, Stoke City, duke premtuar maksimumin. Shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës, që u largua nga Interi dhe firmosi për Stoken për pesë vite për një shumë rekorde, 12 milionë funte, ka thënë: “Jam mjaft i lumtur, jashtëzakonisht i ngazëllyer që transferimi im në Stoke City më në fund ndodhi. Në tri ditët e fundit, unë takova njerëz të shkëlqyer në klub dhe kishte një atmosferë të mrekullueshme në Britannia Stadium të dielën. Kjo eksperiencë ishte e rrallë”.

"Falënderimi i veçantë shkon për Mark Hughes, dhe shefat ekzekutiv, Tony Scholes e Mark Cartwright për punën e tyre që bënë për disa muaj për t’u realizuar transferi. Sinqerisht i falënderoj shumë dhe mua më mbetet t’ua shpaguajë atyre këtë dhe tifozëve me paraqitjet e mia në fushë gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. Nuk më pritet të takojë bashkëlojtarët e mirë dhe të bëjë debutimin me klubin. Ndihem shumë mirë që më në fund do të jem ‘Potter’ (nofka e klubit)", tha Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat