Shaqiri i ka kushtuar 1 milion euro për ndeshje Interit!

Sporti

Shaqiri i ka kushtuar 1 milion euro për ndeshje Interit!

Më: 11 gusht 2015 Në ora: 21:13

Më në fund aventura e Xherdan Shaqirit te Interi ka përfunduar, tani lojtari 23-vjeçar edhe zyrtarisht është pjesë e Stoke City.

Shaqiri u transferua te Interi nga Bayern Munchen për 16 milionë euro. Edhe pse kalimi i tij në Serie A u prit me shumë bujë, ai nuk arriti të bindë trajnerin, Roberto Mancini dhe kështu u detyrua te largohet.

'Messi i Alpeve' në Serie A luajti vetëm 15 ndeshje. Interi e kishte blerë atë për 16 milionë euro dhe nëse e konvertojmë shumë e blerë me ndeshjet e luajtura, i bie që një lojë e Shaqirit te Interi ka vlerë diçka më shumë se 1 milion euro.

Stoke e transferoi atë për 17 milionë euro, kurse Shaqiri do të fitojë rreth 7 milionë euro ne sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat