Legjenda gjermane ofendon Shaqirin: “T’q…. milionat”

Sporti

Legjenda gjermane ofendon Shaqirin: “T’q…. milionat”

Më: 12 gusht 2015 Në ora: 11:09

Legjenda gjermane, Stefan Effenberg, ka mbetur i befasuar me zgjedhjen që bëri Xherdan Shaqiri për të kaluar në Stoke City nga Interi. Sipas tij, lojtari zgjedhi milionat në vend të një klubi më të mirë.

“Stoke City, o Zoti jem. Me sa po kuptoj ai nuk pati këshilltar, prind dhe vëlla, ndihem keq dhe i trishtuar”, thekson Effenberg për ‘Sky’.

Pikërisht vëllai i Xherdanit, Erdini, është menaxheri i tij. “Nëse ti shkon atje, me siguri që je keq këshilluar”, shton ish-ylli i Bayernit për ‘Sky’.

Shaqiri kërkohej edhe nga Schalke 04, Borussia Dortmund dhe Evertoni, të cilat ofronin më pak. “T’qifsha një ose 2 milionët më shumë. Kur unë isha lojtar meritoja tre milionë, Stoke më dha gjashtë, por unë zgjodha Schalken. Kur luan në Bundesligë, në një stadium të nxehtë dhe në një klub të nxehtë, mund të ngritesh sërish”, thekson më tej Effenberg.

“A është gjithçka pasha e parave? Unë shpesh i pyes lojtarët: A janë parat gjithkçka për ju”, përfundoi ish-lojtari i Gjermanisë.

Shaqiri kaloi në Stoke për 17 milionë euro, shumë kjo rekorde për klubin anglez.

Lexo poashtu:

Shaqiri menjëherë në histori të Premier Leagues, ja pse!

Kush po tallet me Xherdan Shaqirin?

Revoltohen tifozët e Interit, ofendojnë rëndë Mancinin dhe Stankovicin (Foto)

Xherdan Shaqiri flet për kalimin te Stoke

Çfarë fjalë thotë trajneri i Stokes për Shaqirin?

Për sa milionë funte Shaqiri ia kalon Peter Crouchit?

Cilin numër e bartë Shaqiri te Stoke City?

Gjithçka e qartë, Shaqiri firmos për Stoken

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat