Si e shohin Shaqirin mediet zvicerane?

Sporti

Si e shohin Shaqirin mediet zvicerane?

Më: 12 gusht 2015 Në ora: 14:48

Së fundi kuptohej se futbollisti Xherdan Shaqiri është shumë afër Schalkes 04, por edhe Dortmundit, duke u shuar gati shpresat se ai mund të transferohet në ekipin e Stokes, kur edhe trajneri i kësaj skuadre Hughes, gati sa kishte çuar lart duart dhe si thonë tek ne ishte dorëzuar.

Por edhe sporti është një lloj diplomacie apo politike dhe ngjau ajo që ishte paralajmëruar shumë më herët se Shaqiri do të shkojë në Premier League, pra në Stoke. Përderisa nuk shkojë në janar të këtij viti në Liverpool, por u transferua në Inter, tani kaloi në Premier League, por në Stoke. Kalimi i xhuxhit magjik në Stoke shihet me sy të ndryshëm nga njohësit e kësaj loje, por edhe nga mediet e shumta. Mediat zvicerane, shumica e quajnë një hap të gabuar zgjedhjen e Stoke Cityt nga Xherdan Shaqiri.

Derisa ‘Blick’ e lavdëron për zgjedhjen duke shkruar se ai do të bëhet më i fortë nën drejtimin e trajnerit Mark Hughes, ka të atilla që e krahasojnë me Granit Xhakën. “Në vitin 2012 Granit Xhaka shkoi në Monchengladbach, kurse Shaqiri në Bayern. Xhaka fillimisht u përjashtua nga trajneri i tij, i cili më pas e bëri të madh, kurse karriera e Shaqirit tani është në ulje. Tani ai ka një reputacion të keq. Vëllai dhe këshilltari i tij, Erdini, rrallë ka dëshirë për të shpjeguar marrëveshjet për publikun. Kërkesat dhe intervistat mbeten gjithnjë pa përgjigje”, shkruan “Basler Zeitung”.

Portali ‘20 minuten’ shkruan se ai tani mund të bëhet lojtar i domosdoshëm në një klub, pasi këtë reputacion nuk e kishte në Bayern dhe Inter. “Të gjithë në Zvicër kanë pasur shpresën se Shaqiri do të bëhet lojtar i madh. Por, në perceptimin e lojtarëve si Yann Sommer, Granit Xhaka ose Ricardo Rodriguez, duket sikur karriera e tij po shkon nga mosha e vjetër. Ata kaluan në Monchengladbach e Wolfsburg, klube më të vogla, kurse ky ndryshim i tashëm i Shaqirit nuk përshtatet me vetë-imazhin e tij”, shkruan ‘The New Zurich Times’a.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat