Shaqiri tregon se kush më bindi të transferohem te Stoke City

Sporti

Shaqiri tregon se kush më bindi të transferohem te Stoke City

Më: 12 gusht 2015 Në ora: 17:29

Xherdan Shaqiri ka treguar se kush ishte sebep që vendosi t’i bashkohet skuadrës së Stoke Cityt. Futbollisit shqiptar beson se do të ketë një karrierë fantastike në klubin anglez dhe do të arrijnë rezultate të lakmueshme. Dihet se Stoke në hapje të Premier League pësoi humbje si vendas me rezultat 1:0 nga Liverpooli.

“Është shumë e rëndësishme për mua të kem prapa një trajner, që tregon besim të madh në mua dhe Mark Hughes e bëri këtë. Ai është njeri i mrekullueshëm, trajner i madh dhe një që mua vërtetë më shtynë të punojë më shumë. Ne kishim shumë biseda, folëm shumë për gjëra të ndryshme dhe në fund rezultoi me ardhjen time këtu”, tha Shaqiri për ‘stokecityfc.com.

“Stoke ka shumë lojtarë të mirë në klub dhe ata janë duke u rritur dhe duke u bërë më të fortë, gjë që është shumë me rëndësi. Jam i sigurt se do të bëjmë një sezon shumë të mirë së bashku, do të luajmë futboll të mirë dhe tifozët do të kënaqen me ne”, tha Shaqa, i cili u largua nga Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat