Si i ndaloi Shaqiri gazetarët zviceran të mos shkojnë në Zhegër?

Sporti

Si i ndaloi Shaqiri gazetarët zviceran të mos shkojnë në Zhegër?

Më: 13 gusht 2015 Në ora: 18:30

Si i ndaloi gazetarët zviceran të mos shkojnë në shtëpinë e tyre në Zhegër.

Një telefonatë te Erdin Shaqiri, vëllai dhe këshilltari i Xherdan Shaqirit. „Mirëdita, zotëri Shaqiri. Ne do të udhëtojmë për një reportazh në Kosovë për t’ju treguar lexuesve tanë se prej nga vijnë futbollistët me prejardhje shqiptare, të cilët luajnë rol kyç në kombëtaren zvicerane të futbollit. Për këtë arsye do ta vizitonim me dëshirë fshatin e lindjes së familjes Tuaj. A mund të na thoni ju lutem se si quhet fshati dhe kë duhet ta kontaktojmë?” Shaqiri mendohet dhe thotë: “Ne nuk duam që Ju të shkoni atje. Për këtë arsye edhe s’ju japim informacione. Përveç kësaj, dua që para se ta botoni të lexoj çdo fjalë që shkruani për vëllain tim”.

Ne udhëtojmë në Zhegër, në fshatin e lindjes së Xherdan Shaqirit. Është një katund i harruar dhe i pajetë, i ndërtuar përgjatë një rruge që të shpie në asgjëkund. Ne na e tregojnë rrugën për në shtëpinë e Shaqirëve. Një shtëpi, e cila do të mund të ngrihej edhe në “Goldküste” të Cyrihut. Shpendi, ngasësi ynë kosovar, zbret nga automobili dhe i bie ziles së derës dhe pesë minuta më vonë kthehet me fytyrë të ngrysur. “Unë fola me kushëririn e Shaqirit dhe ai më tha se duhet të largohemi – urdhër i Erdinit. Kjo sjellje nuk i bën nderë mikpritjes sonë. Nëse dikush vjen posaçërisht nga Zvicra i ofrohet të paktën diçka për të pirë. Dhe ndihem i rënduar kur shoh se dikush që fiton milionat nuk i jap asgjë fshatit të tij. Shkruaje këtë lirisht”.

Është vetëm një kapitull në historinë e Xherdan Shaqirit me titull “Si e dëmtoj imazhin tim?”. Përgjegjës për paraqitjen e jashtme është këshilltari. Dhe ky është vëllai i tij i madh, Erdini. Dhe ky është një problem. Por që konsiderohet e drejtë vetëm në një familje ku qeveriset nga lart poshtë. Në rastin e Shaqirit kështu nga këshilltari bëhet shefi.

Deri në verën e kaluar Shaqiri konsiderohej si i adhuruari i të gjithëve

Deri në verën e fundit, kur Zvicra luante në Kampionatin Botëror të Futbollit, Shaqiri ishte i adhuruari i të gjithëve. Ai ishte shpresa, ylli i popit dhe instrumenti i marketingut. Ai na buzëqeshte pesë herë në market ende pa e mbushur deri në fund karrocën e blerjes. Fundja, Shaqiri ishte yll i Bayern Munihut, burri me këmbë të arta, që përcaktonte fatin futbollistik të Zvicrës.
Shaqiri nuk është më natyra e gëzuar dhe e pafajshme siç ishte në fillimin e tij në FC Basel. Po aq sot vuan edhe imazhi i tij, të cilin falë paraqitjeve të fundit të suksesshme në kombëtare arriti ta riparojë për një kohë të shkurtë. Por Zvicra nuk është arena e duhur për një magjistar topi si Shaqiri.

Pep Guardiola-s iu sos durimi

Shaqiri synon gjëra të mëdha. Talentin për këtë e ka, por jo edhe reputacionin. Në Bayern, trajneri Pep Guardiaola dyshonte në inteligjencën e tij të lojës. Por duket se spanjolli impulsiv ishte i nevrikosur me koketimin e vazhdueshëm të klanit të tij për transferim. Kurse nga transferimi në Inter mbeten në kujtesë vetëm tri gjëra: pritja e zëshme, largimi i heshtur dhe në ndërkohë edhe fotot e paparacëve, që e tregojnë Shaqirin duke dalë me një modele.

Schalke dhe Dortmund u menduan për angazhimin e Shaqirit. Por të dyja ekipet nuk e duan me çdo çmim Shaqirin. Kjo të bën të mendosh. Ai zatën i ka kualitetet për të qenë bartësi i lojës në të dy klubet. Kjo lë për të kuptuar se reputacioni i Shaqirit në skenën futbollistike po vuan. Përgjegjëse për këtë janë paraqitjet e tij jashtë fushës, ku lojën e bën vëllai i tij, Erdini.

Ndoshta me gjasë Stoke City. Një qytet 35 mijë banorësh në Angli që shtrihet në pjesën qendrore të vendit. Në gjysmë të rrugës nga Birmingham në Manchester. Një qytet i dashur ashtu siç mund të jetë zhurma e aeroplanit në nisje; me papunësi mbi mesataren. Dhe me një ekip që e punon futbollin. Shkurt: Stoke i mungon seks –apeli. Duket se kjo ka bërë që Shaqirët t’i shtrembërojnë hundët, kur i nënti i premier-ligës së sezonit të fundit para rreth një muaji e gjysmë ofroi avansin e parë për të. Por në Stoke City nuk mungojnë paratë, të cilat duket të jenë arsyeja e kthesës së Shaqirëve.

A është Stoke një qorrsokak? Apo ka ende ndonjë rrugëdalje?

Stoke mund të jetë rrugëdalja e fundit nga qorrsokaku. Por këtu parakushtet nuk janë të mira. Jo vetëm për Shaqirin, të cilit i ka dalë zëri se vrapon pas parasë. Jo për adhururesit e Stoke, sepse Shaqiri klubin e tij të fundit e trajtoi po si gruan që e njohu në një singel-party. Jo për Stoke-City-n, sepse Shaqiri ka një qëllim të vetëm – sa më shpejt sërish larg Stoke.

(François Schmid-Bechtel, „Aargauer Zeitung“)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat