Xhaka injoron keq Shaqirin

Sporti

Xhaka injoron keq Shaqirin

Më: 14 gusht 2015 Në ora: 00:27

Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka nuk ka dashur ta komentoj lëvizjen e fundit të Xherdan Shaqirit në Stoke City edhe pse e pranon se njihen bashkë që prej fëmijë.

Ai po ashtu tha se nuk e din çka ndodhi me të në Inter, pasi nuk ka folur me të qe prej largimit nga Bayerni.

“Unë nuk dua të gjykoj. Unë e njoh Xherdani që prej fëmijë. Të dy kemi shkuar rrugëve tona. Ai luajti mirë në vitin e parë, por pastaj erdhi Guardiola dhe nuk kishte më vend për të. Çfarë ka ndodhur në Inter unë nuk e di, sepse nuk kam kontaktuar me të”, tha Xhaka për Newsline.de

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat