Hughes i del krah Shaqirit

Sporti

Hughes i del krah Shaqirit

Më: 14 gusht 2015 Në ora: 11:42

Shefi i Potters ka mbrojtur nënshkrimin e ri të klubit pasi Steffan Effenberg tha se “Shaqiri ishte keqkëshilluar”.

Mark Hughes i ka dalë krah Xherdan Shaqirit duke thënë se vendimi i anësorit për t’u transferuar në ishull “s’kishte të bënte me paratë”.

Shaqiri është kritikuar nga ish reprezentuesi gjerman, Steffan Effenberg, duke u quajtur “i keqkëshilluar” për t’u transferuar te Stoke.

Hughes i ka quajtur të pavërteta pretendimet e gjermanit.

“Natyrish paratë luajnë rol në marrëveshje, por ne s’jemi aq të pasur sa rivalët tanë”.

“Ne paguajtëm shifrën, por ky transfer s’ishte i bazuar në para”.

“Xherdani ka luajtur në dy klube të mëdha evropiane, por s’ka pasur kohë të mjaftueshme lojë – ne i premtuam më shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat