Shaqiri në tribuna, Stoke City po humbet sërish

Sporti

Shaqiri në tribuna, Stoke City po humbet sërish

Më: 15 gusht 2015 Në ora: 17:12

Xherdan Shaqiri është sërish në tribuna duke e shikuar Stoke Cityn.
Futbollisti Xherdan Shaqiri, duhet të jetë i brengosur për skuadrën e tij të re Stoke City, që po pëson humbje nga Tottenham.

Skuadra angleze është duke pësuar humbjen e dytë në dy ndeshjet e para të Premierligës, kësaj radhe nga Tottenham 2:0, kur ka përfunduar pjesa e parë.

Stoke ishte mposhtur edhe ndeshjen e parë me rezultat minimal 1:0 nga Liverpooli.

Kujtojmë se në këtë ndeshje Shaqiri nuk po paraqitet për shkak se është i suspenduar, pasi kishte marrë një dënim sa ishte në Inter, pas një përjashtimi në Kupën e Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat