Alan Pardew flet fjalë të mëdha për Shaqirin

Sporti

Alan Pardew flet fjalë të mëdha për Shaqirin

Më: 15 gusht 2015 Në ora: 21:34

Blerja e re Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, morri duartrokitje edhe nga trajneri Crystal Palace, Alan Pardew.

Pardew në prag të ndeshjes kundër Arsenalit, u shpreh shumë i lumtur se si ekipet mesatare në Premier Ligë po arrijnë të bëjnë blerje të mëdha dhe të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
"Ne, West Hami dhe Stoke City, kemi krijuar ekipe të forta, pasi kemi bërë disa blerje mjaftë kualitative".
"Shikoni Shaqirin, ai është një arritje e madhe për Stoke, për mua ai është një lojtar fantastik të cilin e kam admiruar gjithmonë", tha Pardew para ndeshjes kundër Arsène Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat