Ronaldo tregohet i madh, autografe për të gjithë fëmijët

Sporti

Ronaldo tregohet i madh, autografe për të gjithë fëmijët

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 07:57

Cristiano Roanldo ka dhuruar shumë autografe për tifozët shqiptar të pranishëm në Qemal Stafa
Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo, është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga tifozët shqiptar në stadiumin Qemal Stafa, aty ku edhe kombëtarja e tij zhvilloi përgatitjet për ndeshjen e të hënës kundër Shqipërisë.

Pas përfundimit të stërvitjeve, Ronaldo iu ofrua tifozëve shqiptar që kishin shkuar në Qemal Stafa për ta parë për së afërmi, me këtë rast ai shpërndau autografe.

Padyshim që pas kësaj fytyrat e fëmijëve ishin të buzëqeshura pasi që kishin takuar lojtarin më të mirë në botë, që do ta mbaj mend gjatë historia e futbollit .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat