Sonte Shqipëri-Portugali, ëndrra" jonë vazhdon...

Sporti

Sonte Shqipëri-Portugali, ëndrra" jonë vazhdon...

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 08:56

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, sonte në “Elbasan Arena”, sfidon Portugalinë, në një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikim në Evropianin “Francë 2016”.

Kuqezinjtë pas barazimit në Kopenhagë kundër Danimarkës (0-0), tani përballë kanë Cristiano Ronadon me shokë.

Skuadra e Gianni De Basit që kurrë s’ka qenë më afër realizimit të ëndrrës shqiptare, kualifikimin në një eveniment të madh evropiane, e përgatitur dhe motivuar maksimalisht synon të nxjerr rezultat pozitive në duel me portugezët.

Ekipi shqiptar ndonëse nuk ka pasur kohë të gjatë të përgatitet për sfidën e sontme, megjithatë, të përzgjedhurit e De Biasit, dhe në përkrahjen e fuqishme të tifozëve shqiptar, synojnë që të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje, në mënyrë që të jen edhe më afër EURO 2016.

Sipas mediave shqiptare, atmosfera në kapin kuqezi është e mirë, dhe gjithë lojtarët janë të gatshëm të japin maksimumin në tapetin e “nxehtë” të ‘Elbasan Arenas’.

Shqipëria kishte befasuar Portugalinë në ndeshjen e parë duke f ituar (0-1), por ndeshja sontme duket një sfidë tejet e vështirë dhe e rëndësishme për shkak se të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin direkt për në Evropianin e ardhshëm që kësaj herë mbahet në Francë.

Portugalia kryeson Grupin I më 12 pikë të tubuara, një më pak se Danimarka dhe Shqipëria. Një rezultat pozitive i skuadrës shqiptare do të ishte edhe një hap i madh drejt Francës.

Përballja mes Shqipërisë dhe Portugalisë nis në orën 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat